Grabiten kambistin arrestohet njeri prej autoreve

Arrestohet nga policia e Korces njeri prej autoreve qe grabiten me arme kambistin Adriatik Skenderasi ngjarje kjo e ndodhur tre dite me pare ne lagjen numer 16 ne Korce. Sipas policise eshte vene ne pranga Dritan Doresi 26 vjec lindur dhe banues ne lagjen 4 ne Korce pasi ne bashkepunim me nje person tjeter ende i paidentifikuar nga policia mesditen e se henes ne vendin e quajtur shkolla Demokracia kane grabitur me dhune dhe nen kercenimin e armes te tipit automatik kambistin Adriatik Skenderasi ndersa i kane marre shumen prej 700 mije lekesh te reja.
Te dy autoret me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes me nje ciklomotor te markes Lonxia. Nga hetimet ka rezultuar se ky ciklomotor eshte blere nga 26-vjecari ne nje pike shitje ne qytetin e Pogradecit me qellim realizimin e kesaj grabitjeje. Mesohet gjithashtu se autoret fillimisht jane paraqitur si kliente me pas kane dhunuar kambistin 44 vjecar duke e goditur me qyten e automatikut dhe duke rrembyer shumen e lekeve. Kambisti eshte transportuar ne spitalin rajonal te Korces ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe me pas eshte larguar per ne banese e tij.
Nderkaq policia po punon per kapjen dhe identifikimin e autorit te dyte te kesaj ngjarjeje si dhe venien perpara pergjegjesise ligjore te kapjes se tij. Kjo nuk e hera e pare qe nje kambist ne qytetin e Korces grabitet me dhune ne kercenimin e armes.