Rrëmbehet gruaja e kreut të bashkisë Kavajë
Bashkëshortja e kreut të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi ka denoncuar sot në polici rrëmbimin e saj një ditë më parë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, dhe se në të kanë qenë të përfshirë dy persona.
Dëshmia e saj në polici është tronditëse, pasi mësohet se gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e kryebashkiakut nga gjendja e rënduar ka pasur një lindje të parakohshme te femijes qe priste te lindte pak kohe me vone. Ajo ende nuk eshte ne gjendje te percaktoje se kush kane qene rrembyesit apo te percaktoje vendin ku ka krye lindjen. Dyshohet se femija ka humbur jeten gjate kesaj kohe.
Ende nuk ka të dhëna të plota për ngjarjen, për të cilën edhe në këto momente vetë bashkëshortja e krybashkiakut po dëshmon në polici.