Houston do te dale nga zymtesia, refuzon baladat
Kengetari Ne-Yo, bashkepunetori i Whitney Houston, ka deklaruar se kengetarja eshte e kenaqur qe ka refuzuar te incizoje kenge te pikelluara per albumin e saj te kthimit. Houston nuk ka incizuar album qe nga albumi i vitit 2003, "Just Whitney", ndersa aktualisht eshte duke punuar ne realizimin e albumit te saj te ri, i cili pritet te dale ne treg gjate ketij viti. Kengetari dhe kompozitori Ne-Yo, qe ka ndihmuar superyllin Houston qe te pergatise kenget per albumin e ri, ka thene se kengetarja nuk ka deshiruar qe ne album te kete balada, pasi preferon te dale nga jeta e saj e zymte.