Thirrje Serbise, per ndalje dhune
Shqiptaret e Lugines se Presheves duhet te kene nivelin e njejte te te drejtave qe Kosova zbaton per komunitetin serb ne Kosove, ka thene presidenti Sejdiu. Keto komente, Sejdiu i beri pas nje takimi qe zhvilloi me nje delegacion te komunave te Presheves e Bujanocit, kryesuar nga Jonuz Musliu e Shaip Kamberi. Perfaqesuesit e Lugines se Presheves thane se i kane shprehur shqetesimet e tyre per gjendjen tejet te tensionuar ne Lugine, sidomos pas arrestimeve te 10 shqiptareve me 26 dhjetor te vitit te kaluar. Presidenti Sejdiu tha se Serbia edhe njehere po deshmon se me sajimin e rasteve te tilla kunder shqiptareve nuk eshte vend i gatshem per familjen evropiane. Ai tha se niveli i te drejtave te serbeve qe gezojne ne Kosove do te duhej te respektohej edhe per shqiptaret nga ana e Serbise. "Republika e Serbise duhet te shkeputet nga kjo qasje qe fatkeqesisht e ka deri tash dhe e quajme irracionale, ne nje ane ne mbajtjen nen tension dhe peng te qytetareve serb te Kosoves me pjese te strukturave paralele qe kane borxh edhe ndaj drejtesise dhe ne anen tjeter me ngritjen e tensioneve paralele edhe ne dy - tri komunat ne jug te Serbise", theksoi presidenti Sejdiu.
Nderkaq perfaqesuesit nga Lugina e Presheves thane se gjendja ne komunat me shumice shqiptare po mbahet me qellim e tensionuar dhe acaruar nga ana e qeverise serbe. Jonuz Mulsiu u shpreh i bindur se shqiptaret e arrestuar po mbahen te mbyllur ne baze te nje procesi te montuar politik dhe jo pse ata kane kryer vepra per te cilat akuzohen. "Keta te arrestuar te jene sa me shpejte prane familjeve te tyre sepse aty e kane vendin. Nuk jane ata te cileve u behet nje etiketim. Per ta bere politiken ne Beograd dhe per te gjetur viktima te Lugine te Presheves, besoj se ne te ardhmen nuk do te ndodhe me", tha Musliu.
Nderkohe, Shaip Kamberi kerkoi qe edhe faktori nderkombetar te merr per baze zgjidhjet, sic eshte pakoja e Ahtisaarit, edhe per vendet tjera ne rajon, sidomos per shqiptaret ne komunat e Lugines se Presheves ne Serbi. "Ne do te mundohemi qe nepermjet faktorit nderkombetar, te njejtat drejta qe i kane serbet ne Kosove t'i kene edhe shqiptaret e Lugines. Me presidentin Sejdiu biseduam edhe per problemet tjera me te cilat ballafaqohemi ne Lugine sic jane problemet e arsimit, shendetesise dhe sferat tjera", tha Kamberi.
Me shqetesimet e shqiptareve te Lugines eshte njoftuar edhe kryetar i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Ai tha se qeveria aktuale serbe, po vazhdon me politikat e vjetra te Miloshevicit kunder shqiptareve dhe i beri thirrje bashkesise nderkombetare qe te ndikoj te Beogradi qe te nderpres nje forme te tille te trajtimit te shqiptareve.
REL