E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitësit e 1 milion eurove janë në Shqipëri?

Klement Galaj dhe Edmir Murataj, janë dy personat më të kërkuar në Greqi që nga momenti i grabitjes spektakolare të bankës së Larisës, sipas policisë greke, mund të jenë larguar drejt Shqipërisë.

Emrat dhe fotot e tyre bëjnë xhiron nëpër mediat e gjithë rajonit, pasi ata janë pjesë e grupit të shqiptarëve që kryen arratisjen më të bujshme nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla mbrëmjen e 24 shkurtit.

Ndërsa, pak ditë më parë ata rezultojnë të kenë grabitur nën kërcënimin e armëve plot 1 milion euro në bankën e Larisës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›