Buzhala: Dorëheqja e Mirenes akt i rrallë ndër shqiptarët

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala e ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të MMPH, Ilir Mirenes.
“Mendoj se dorëheqja e Mirenes paraqet një akt të rrallë, ndër shqiptarët, ku një zyrtar jep dorëheqje të thjeshtë. Pa bërë zhurme, pa u hapareshur nëpër media. Thjesht jep dorëheqje, ndoshta si revoltë, ndoshta si protestë por pa e kërkuar mëshirën e opinionit publik përmes arsyetimeve banale qe e kanë cytur në dorëheqje”, ka shkruar Buzhala në rrjetin social Facebook.
Pra sipas Buzhalës, Mirena e ka gjithë simpatinë dhe mbështetjen e tij morale, për largimin e tij nga ekzekutivi, siç do të thoshte populli - pa therr në këmbë dhe pa qenë asnjëherë i përfolur për veprime korruptive./Indeksonline/