Grabitesit e veturave sulm me arme furnizuesit te birres

Autoret qelluan me arme naten e Vitit te Ri nje furgon te mbushur me birre qe shkonte ne Burrel
Arreston ne Burrel nje nga tre vjedhesit seriale te veturave Golf II ne Tirane
Tentativa per te grabitur ne Burrel nje furgon te nje firme te prodhimit te birres ne Burrel zbulon nje grup grabitesish nga ky qytet te specializuar ne vjedhjen dhe rishitjen e automjetve Volkswagen Golf II dhe III qe vepronin ne kryeqytet.
Autoret jane dy persona te liruar nga burgu vetem dy jave perpara mbylljes se vitit te kaluar. Klodian Nelaj 20 vjec banues ne Burrel si dhe Enri Premci 23 vjec po nga Burreli jane pergjegjes sipas burimeve per me teper se pese raste te vjedhjes se automjeteve. Te gjithe automjetet e vjedhura sipas burimeve te policise jane automjete te markes Volkswagen Golf 2 dhe ne nje rast kane vjedhur nje automjet Golf te serise III.
Vjedhjet e kryera nga personat e mesiperm u zbuluan naten e Vitit te Ri kur nje prej tyre u ndalua nga komisariati i Policise se Burrelit pasi kishin sulmuar nje automjet furgon te markes Mercedez- Benz me targa TR 8996 J qe po dergonte ne kete qytet nje sasi birre te prodhuar ne nje nga fabrikat e e prodhimit te kesaj pijeje ne Tirane.
Ne afersi te liqenit te Ulzes Klodian Nelaj dhe Enri Prenci kishin hapur krahun e rruges me veturen e markes Volkswagen Golf II me targa DR 0511 D te vjedhur ne afersi te ish- shkolles se Partise ne Laprake ne rrugen e Durresit. Nelaj i njohur nga policia lokale si kontigjent dhe i skeduar u arrestua nga policia ndersa personi tjeter u shpall ne kerkim. Sipas burimeve te Policise ai sapo kishte lene qelite e burgut ku kishte vuajtur nje denim per vjedhje.
Rreth ores 1910 minuta ne segmentin e rruges kombetare Milot- Burrel prane liqenit te Ulzes furgonit me targat e Tiranes i ngarkuar me birre iu be shenje nga dy persona te veshur ne menyre sportive qe te ndalonte ne rruge. Kur mjeti i eshte afruar vetures me targa te Tiranes drejtuesi i tij ka vene re se aty ndodheshin dy persona me arme.
Kur vuri re se dy personat e veshur me kostume sportive ishin te armatosur drejtuesi i mjetit furgon shtoi shejtesine por per shkak se mjeti ishte ne nje rruge ne ngjitje malore personat me veturen e vjedhur iu vune pas dhe qelluan dy here ne drejtim te furgonit. Pavaresisht sulmit drejtuesi i furgonit mundi te shpetonte nga agresioni i dy grabitesve te cilet hoqen dore nga grabitja pas pak momentesh.
Pak momente pasi shpetoi nga rreziku drejtuesi i furgonit te mbushur me birre mesohet se eshte perballur me nje automjet policie ne te cilen ndodhej edhe shefi i komisariatit te Policise se Burrelit. Pas informacionit policia ka identifikuar veturen te ndaluar ne ane te rruges kombetare prane fshatit Baz. Ne kete kohe kur nje mjet policie iu beri shenje personave qe te ndalonin ata nisen menjehere mjetin.
Per ti shpetuar ndjekjes se policise ata shtuan shpejtesine e mjetit por ne afersi te Shkopetit agresoret perplasen veturen. Policia mberriti ne vendin e ngjajes dhe ndaloi nje prej personave ndersa tjetri kishte mundur te largohej.
Policia akuzohen per vjedhjen e 5 veturave
Pas verifikimeve te kryera dhe shkembimit te informacioneve nga komisariati i Burrelit me ate nr.3 ne Tirane mbi te dyshuarit policia zbuloi se personi i arrestuar ortaku i tij i kerkuar dhe nje tjeter i dyshuar nga policia i cili gjithashtu u shpall ne kerkim dyshohet se jane autore te pese vjedhjeve te kryera ne Tirane.
Ne ngarkim te tyre policia zbuloi se personat ishin pergjegjes per vjedhjen e automjeteve te ndryshme te gjitha te markes Volkswagen Golf te serise II dhe ne nje rast te serise III.
Grabitjet e tyre nisen ne janar te vitit te kaluar kur ne spitalin ushtarak ata kryen vjedhjen e pare. E fundit eshte pikerisht vetura qe ata aksidentuan dhe e cila zbuloi edhe autoresine e tyre.
Per te dyshuarit akuza per vrasje grabitje e vjedhje
I arrestuari Klodian Nelaj nga Burreli mesohet se gjate marrjes se tij ne pyejte ka pranuar disa nga automjetet e vjedhura ne bashkepunim me te kerkuarin Enri Premci si dhe nje person tjeter emrin e te cilit ai nuk e ka rrefyer ne polici.
Nderkaq ndaj tij dhe ndaj dy te dyshuarve ne kerkim prokuroria ka ngritur akuzat e vjedhjes ne bashkepunim grabitjes me arme e mbetur ne tentative vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim si dhe akuzen e mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve
armembajtjes pa leje.
Per keto akuza i arrestuari Nelaj doli perpara gjykates dje dhe per te prokuroria e Burrelit kerkoi masen e sigurise burg pa afat kerkese qe u miratua nga Gjykata. Nderkaq per te kerkuarin tjeter Enri Premci prokuroria kerkoi po ashtu masen e arrestit me burg pa afat ne mungese e cila gjithashtu u miratua nga organi i akuzes.
I arrestuar
Klodian Nelaj 20 vjec banues ne Burrel
Ne kerkim
Enri Premci 23 vjec banues ne Burrel
Vjedhjet e dyshuara
Me 12 janar 2010 ne Spitalin Ushtarak dyshohet se kane vjedhur mjetin tip Golf 3 me targa TR 6948 N
Me 27maj 2010 ne rrugen Pandi Dardha dyshohet se kane vjedhur mjetin Golf II me targa TR 1722 H
Me 22 tetor 2010 ne rrugen Don Bosko dyshohet se kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa VL 1494 B
Me 18 tetor 2010 ne qender dyshohet se kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa TR 5124 G
Me 20 dhjetor 2010 ne rrugen Bardhok Biba dyshohet se kane vjedhur mjetin tip Golf 2 me targa TR 3334 G
Me 31 dhjetor 2010 ne rrugen e Durresit vodhen mjetin Golf 2 me targa DR 0511 D ndodhet ne Komisariatin e Policise Burrel