Grabitet banesa e Erion Veliajt, vidhen dy laptopë dhe sende me vlerë
Tiranë- Banesa e Erion Veliajt, Sekretarit për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste është vjedhur me thyerje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 25 prill.
Policia e Tiranës njoftoi se vetë Veliaj ka bërë denoncimin në polici për grabitjen e banesës së tij.
Mësohet se grabitësit kanë mundur të marrin nga shtëpia e tij dy laptopë të markave Apple dhe Accer si edhe sende të tjera me vlerë.
Veliaj banon në rrugën “Hoxha Tahsin”, aty ku ka ndodhur edhe grabitja. Policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.