E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në xhaminë në Zall Herr, shkrumbohet çatia. Nisin hetimet

TIRANË- Zjarr në xhaminë në Zall Herr në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri i rënë rreth orës 03:30 ka bërë që të shkrumbohet çatia e xhamisë dhe një pjesë tjetër.

Forca të shumta kanë ndërhynë duke neutralizuar dhe shuar zjarrin në xhami.

Nga zjarri janë regjistruar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë janë ende të paqarta shkaqet e rënjes së tij. Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›