Eurogrup miraton disbursimin e këstit 2.8 mld € për Greqinë
Vendet anëtare të Eurozonës miratuan disbursimin e këstit prej 2.8 miliardë euro për Greqinë. Mësohet se disbursimi i këstit tjetër, me vlerë 4.3 miliardë euro, do të vendoset në takimin e Eurogrupit, më 13 maj.
Ndërkaq Task Force për Greqinë e kryesuar nga Horst Reinchebach, në raportin e katërt tremujor mbi ofrimin e asistencës teknike, vlerësoi “progresin konstant” sa i përket dhënies së asistencës autoriteteve greke për të zbatuar gamën e gjerë të reformave, që u dakorduan në kuadër të programit të përmirësimit financiar të Greqisë dhe për rritjen e shfrytëzimit të fondeve ristrukturuese të BE.
Konkretisht, theksohet se progesi më i rëndësishëm është shënuar në reformimin e administratës qendrore, dhënien me koncension e akseve rrugore, lehtësimin e eksporteve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshje në rrugë jashtë gjyqësore.
Pas miratimit të raportit, Olli Rehn, komisioner për çështjet financiare dhe monetare në KE, deklaroi se këto reforma krijojnë kushtet për një ekonomi greke më kompetitive, të aftë që të prodhojë ekonomike të qëndrueshme dhe punësim.
“Është kryer faktikisht një punë e rëndësishme, në kushte shumë të vështira. Eshtë e rëndësishme të ruhet ritmi i reformave, në kombinim me angazhimet dhe vendosmërinë që kanë treguar autoritetet greke dhe populli grek muajt e fundit”, deklaroi Olli Rehn.