Grabitet dhe lidhet ne banesen e saj e moshuara

Lezhe 10 janar NOA - Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne Qarkun e Lezhes. Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se nje grua e moshuar eshte vjedhur ne banesen e saj nga persona ende te panjohur.
Por ajo qe e bene te rende ngjarjen eshte fakti se autoret e kane lidhur ne banesen e saj gruan e moshuar dhe me pase kane marre parate. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Lal i Ri ne Qarkun e Lezhes
Korrespodenti i Agjencise NOA raporton se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit ndersa e moshuara ka ndenjur per disa ore e lidhur.
Nuk dihet sasia e parave qe jane grabitur ne banesen e te moshuares. Ajo jetonte vetem pasi te afermit i ka ne emigrim. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe po heton per autorin ose autoret e mundshem te ngjarjes.
a.k/NOA Vijon...