E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubi, shtëpi 350 mijë euro

Pak ditë pas publikimit të dhuratave të shtrenjta që Rubi ka marrë nga kryeministri italian Berluskoni, prokuroria zbulon të tjera detaje mbi shpenzimet marramendëse që ka bërë kavalieri për prostitutën marokene. Rasti i fundit i takon fundvitit të kaluar, kur Rubi ka kërkuar të blejë shtëpi dhe shuma që dispononte ishte 350 mijë euro. Vajza ishte në diskutime me një agjenci imobiliare në Milano, e cila kishte përgatitur edhe dokumentet e pronësisë në emër të saj. Këto fakte janë bërë publike nga vetë grupi hetimor pas verifikimit të disa mesazheve telefonike që Rubi ka shkëmbyer me një punonjës të agjencisë imobiliare, përkatësisht në datat 18 dhe 19 dhjetor. Në këto mesazhe, sipas prokurorisë citohet qartë kërkesa e Rubit, për një shtëpi me vlerë jo më shumë se 350 mijë euro, pasi ajo aq dispononte. Gjatë marrjes në pyetje, vajza i ka mohuar këto mesazhe, duke theksuar se bëhej fjalë për tjetër gjë. Por në një tjetër mesazh të zbuluar në celularin e 18-vjeçares drejtuar një mikeshës së saj lexohet: unë do bëj sikur s?kuptoj, kështu do fitoj më shumë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›