Grabitet makina e kreut të bashkisë Fier, Baftjar Zeqo

Baftjar Zeqo
Fier Viktimë e një grabitjeje është bërë qytetari i parë i qytetit të Fierit. Persona ende të pa identifikuar kanë grabitur makinën personale të kryetarit të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo.
Vjedhja ka ndodhur një ditë më parë dhe bëhet e ditur se makina e vjedhur është e tipit BMW, vlera e të cilës është më shumë se 25 milion lekë të vjetra.
Zeqo në zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 fitoi të tretin mandat si kryetar i bashkisë së Fierit, si kandidat i Partisë Socialiste. /F.S/