E Diel, 1 Nëntor 2026

Erla i shpëtoi gjobës, por ky multi-miliarderi jo!

Rregulli është rregull

Njerëzit kënaqen shpesh nga fatkeqësitë e vogla të tjetrit. Ky është rasti edhe i gjobitjes së një shoferit jot ë zakonshëm.

Bëhet fjalë për drejtuesin e një Bugatti Veyron, makinë e cila kushton më shumë se 1.2 milion euro, që në fakt ka marrë një gjobë prej 60 paund pasi e kishte parkuar në një zonë të palejueshme në Mançester.

Sapo polici ka ardhur për të vënë gjobën janë mbledhur qytetarë kureshtarë, të cilët janë ndierë të kënaqur. Jam i sigurt se shoferi nuk e ka problem të paguaj gjobën por duket se njerëzit duan të shohin që edhe të tilla makina të trajtohen njëlloj si gjithë të tjerat, shprehet një kalimtar kureshtar.

Makina i përkiste një miliarderi, që 60 paund janë një birrë e vogël. Veyron është një makina që arrin një shpejtësi prej më shumë se 420 km/h. Një të tillë ka Tom Cruise dhe Simon Couell.

Mirë që nuk je në Angli Erla

Po të ishte makina e zëdhënëses së Berishës (Erla Mëhillit) sigurisht që nuk do të ishte gjobitur. Dhe polici që bëri vetëm detyrën që i takonte nuk është ndier fare në siklet, madje u ka buzëqeshur njerëzve kureshtarë. Ndërsa policët e bashkisë sa nuk u ra qielli mbi kokë kur panë se makina që kishin bllokuar ishte e Erla Mëhillit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›