E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me arme arka e Ujesjellesit Tirane ne Vlore dega e nje banke

UPDATE- Persona te armatosur kane grabitur pak minuta me pare arken e Ujesjellesit ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te stadiumit Dinamo. Mesohet se grabitesit kane mundur te marrin 6500 leke. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Nderkaq dy persona te armatosur dhe te maskuar kane grabitur degen e nje banke ne qytetin e Vlores ndersa nuk dihet shuma e parave qe kane mundur te marrin. Autoret kane shfrytezuar momentin e drekes ku dhe levizjet ishin me te pakta duke mundur te largohen nga vendngjarja. Banka e grabitur ndodhet prane kryqezimit tek ish-shkolla e Naftes. Nderkohe rreth 100 metra larg saj eshte gjetur nje cante nje arme e tipit kallashnikov si dhe rrobat e grabitesve. Policia tha se kane qene dy persona te perfshire ne grabitje njeri ka kercenuar me arme ndersa tjetri ka marre parate.
Policia ka nisur hetimet ndersa po heton per identifikimin dhe kapjen e autoreve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›