E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me arme dega e nje banke

VLOR- Dy persona te armatosur dhe me maska kane grabitur degen e nje banke ne qytetin e Vlores ndersa nuk dihet shuma e parave qe kane mundur te marrin. Autoret kane shfrytezuar momentin e drekes ku dhe levizjet ishin me te pakta duke mundur te largohen nga vendngjarja. Pas njoftimit policia ka mberritur ne vendngjarje ndersa deshmitaret e rastit tregojne per nje arme te tipit kallashnikov qe eshte gjetur pas ambienteve te deges se bankes. Policia ka nisur hetimet ndersa po heton per identifikimin dhe kapjen e autoreve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›