Grabitet arka e Ujësjellësit Tiranë, ndërsa në Vlorë dega e një banke
UPDATE- Një person ka grabitur me dhunë pak minuta më parë arkën e Ujësjellësit ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit 'Dinamo'. Mesohet se grabitesi ka mundur te marrë 6500 leke. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ndërkaq dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur degën e një banke në qytetin e Vlorës, ndërsa nuk dihet shuma e parave që kanë mundur të marrin. Autorët kanë shfrytëzuar momentin e drekës, ku dhë lëvizjet ishin më të pakta, duke mundur të largohen nga vendngjarja. Banka e grabitur ndodhet pranë kryqëzimit tek ish-shkolla e Naftës. Ndërkohë rreth 100 metra larg saj është gjetur një çantë, një armë e tipit kallashnikov si dhe rrobat e grabitësve. Policia tha se kanë qenë dy persona të përfshirë në grabitje, njëri ka kërcënuar me armë ndërsa tjetri ka marrë paratë.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve.