E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca dhe permbytjet Rama Deshtim i qeverise

TIRANE- Kreu i PS-se Edi Rama e ka quajtur serisht sot deshtim te qeverise refuzimin e qeverise per oferten e opozites per transparencen e zgjedhjeve dhe rishikimin e buxhetit per permbytjet.

Gjate nje komunikimi per mediat Rama theksoi se refuzimi tregoi edhe nje here se ne Shqiperi eshte ne pushtet nje shumice e votave te vjedhura.

Sipas tij refuzimi per diskutimin e propozimit te opozites per zgjidhjen e krizes politike duke ngritur nje komision hetimor per zgjedhjet e shkuara mbi bazen e rezolutes se Parlamentit Evropian tregon se qeveria po terheq zvarre nje proces politik dhe po vazhdon te plackise Shqiperine.


SHKODR- Partia Socialiste ka denoncuar sot qeverine se po fsheh demin real qe permbytjet masive ne Shkoder shkaktuan ne bujqesi. Sekretari i Keshillit Ekonomik te PS-se Ervin Bushati tha se qeveria po fsheh koston e demeve ne bujqesi ashtu si ashtu si fsheh koston e vertete ekonomike te kesaj tragjedie me permasa kombetare.

Perllogaritje paraprake minimale te demit mbi kapitalin privat te bujqeve dhe fermereve te zones deri sot tregon se fatura financiare - dhe vetem ne rritje me cdo ore qe kalon pas 3 diteve te para te tokes nen uje - eshte 71 milion Euro-tha Bushati

Demet masive dhe te pariparueshme vazhdoi me tej Bushati kane shkaterruar prodhimin bujqesor ne zonen me te madhe e pjellore ne veri te vendit duke varferuar gjithe popullaten qe sot gjendet akoma nen uje.

Kryeministri Berisha tha ai ben mire te pranoje paketen e PS te terhiqet nga marrezia e tij sepse vetem keshtu mund ndihmoje ekonomikisht Shkodren dhe tere Shqiperine me planin e masave ne buxhet.

Nderkohe gjate dites se djeshme Partia Socialiste ka vazhduar shperndarjen e ndihmave per banoret e zonave te permbytura ne Shkoder. Deputeti Ilir Beqja ka deklaruar se Sali Berisha deshtoi dhe pasojat e po i vuajne sot banoret e Shkodres dhe nenShkodres te cilet Saliu me papergjegjshmerine dhe paaftesine e tij i permbyti per here te peste brenda nje viti.

Gjate nje deklarate per mediat Beqja tha se perballe permbytjeve reagimi i vetem i qeverise se Saliut kane qene sulmet ndaj opozites dhe larja e duarve nga cdo lloj pergjegjesie.

Sali Berisha deshtoi te bente minimumin per te parandaluar permbytjet por me shqetesues eshte fakti qe edhe sot duke refuzuar propozimin e Partise Socialiste per nderhyrjet ne mbrojtje te banoreve dhe tokave te Shkodres Nenshkodres dhe te gjithe Shqiperise nga permbytjet Saliu po deshmon se ai nuk eshte i interesuar te zgjidhe hallet e problemet e popullit- tha ai.

Beqja kujtoi edhe njehere se opozita ka bere nje oferte konkrete per marrjen e te gjitha masave te nevojshme per mbrojtjen e vendit nga kenetezimi si dhe per mbrojtjen e te gjitha hapesirave te banuara nga permbytjet. Por sipas tij kjo eshte refuzuar nga Berisha duke deshmuar ne kete menyre mungesen e interesimit te qeverise per zgjidhjen e problemit.



Vetem pak dite pas permbytjes banoret ne Shkoder e Velipoje u ankuan per gjendjen ne te cilen ndodhen duke deklaruar se jan ekrejt te braktisur nga shteti ne meshiren e ujit dhe pa asnje ndihme.

Banoret e Fushe-Krujes protestuan per indiferencen e pushtetit per demet qe u jane shkaktuar nga permbytjet. Sipas tyre kjo eshte permbytja e dyte ne 20 dite qe po vuajne nderkohe qe pushteti vazhdon te qendroje indiferent.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›