E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me arme kazinoja e qytetit

Nje kazino ne qytetin e Shkodren eshte bere objekt grabitjeje diten e djeshme. Nje person i armatosur e i maskuar ka hyre ne kazino dhe ka grabitur nje shume te konsiderueshme parash bejne me dije burime nga policia e ketij qyteti. Ngjarja eshte shenuar rreth ores 0630 minuta te mengjesit te se dieles ne lagjen Vasil Shanto perballe sheshit 2 Prilli. Sipas policise grabitja ka ndodhur ne momentin e nderrimit te turneve te punes brenda kazinose. Policia thote se autori i armatosur dhe me maske ka arritur te grabise nje shume te konsiderueshme parash dhe me pas eshte larguar nen kercenimin e armes. Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per te zbuluar identitetin e autorit dhe me pas mundesuar arrestimin e tij. Ende nuk ka te dhena zyrtare per shumen e parave qe jane grabitur nga autori ne kazino.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›