E Diel, 1 Nëntor 2026

Qelluan ne ajer me automatik ne lokal arrestohen dy te rinjte

Dy te rinj nga Lushnja ne gjendje te dehur kane nxjerre armen dhe kane qelluar ne ajer duke trembur njerezit perreth dhe me pas jane arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme ne vendin e quajtur Pushimi i Shoferit ne autostraden Lushnje - Fier. Te rinjte duke mos qene te vetedijshem per shkak te alkoolit kane dale jashte lokalit dhe kane shkrehur armen e tyre tip automatik. Sipas policise te arrestuarit jane Sokol Kalemi 30 vjec dhe Mithat Agalliu 29 vjec te dy nga fshati Kaps i Mallakastres. Dy te rinjte kane qendruar per disa ore ne nje lokal duke konsumuar pije alkoolike. Policia thote se nga te shtenat fatmiresisht nuk ka pasur te lenduar. Me te mberritur ne vendin e ngjarjes policia nisi veprimet hetimore dhe brenda disa minutash arriti te identifikonte dhe arrestonte autoret. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar edhe arma e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›