E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje e armatosur ne filialin e nje banke ne qender te Durresit

DURRS - Nje grabitje e armatosur ka ndodhur sot ne nje banke ne qender te Durresit. Burime nga policia bejne te ditur se dy persona jane paraqitur sot ne banken ne afersi te tregut te valutes dhe kane marre prej andej nje shume te konsiderueshme parash ende te papercaktuar.

Mesohet se dy personat kane hyre ne banke si kliente e te pamaskuar. Me kapele te bardha ne koke ne momentin qe i jane afruar sportelit ata kane kerkuar parate nen kercenimin e armes. Dyshohet se dy grabitesit nuk jane durrsake bazuar kjo ne fakti qe ishin te pamaskuar dhe mund te njiheshin nga punetoret.
Pritet qe ngjarja te zbardhet me tej duke punuar edhe me pamjet e regjistruara nga kamerat e bankes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›