Grabitet me armë një pikë karburanti
Një grabitje me armë ka ndodhur në një karburant në Tiranë.
Autori ka mundur të vjedhë vetëm disa tollona karburanti,
pavarësisht se ka tmerruar punonjësin e pikës. Burimet policore
të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të
mëngjesit të djeshëm dhe menjëherë ka nisur puna për zbardhjen
e plotë të saj dhe identifi kimin e autorit. Sipas të dhënave të para
hetimore, rreth orës 04.30 është njoftuar në sallën operative se në
rrugën "4 Dëshmorët", te karburant API, një person i paidentifi kuar
i ka vjedhur me dhunë 450 litra karburant-tollon shtetasit Klodjan
K., 31 vjeç, banues në Tiranë, shitës në këtë pikë. Me t‘u njoftuar, atje
janë nisur shërbimet e Komisariatit Nr. 4, të cilët janë ndihmuar edhe
nga kolegët e seksionit të vjedhjeve me dhunë. Shitësi i dhunuar ka
deklaruar se autori e kishte kërcënuar me një armë dhe më pas, duke
i marrë tollonat ishte larguar me shpejtësi. Sipas dëshmisë së tij, ai
ka shfrytëzuar errësirën për t‘u larguar dhe më pas është ndihmuar
edhe nga një tjetër person. Pasi kanë marrë denoncimin, uniformat
blu kanë rrethuar gjithë zonën dhe kanë shoqëruar disa të dyshuar.
Megjithatë, deri në orët e vona të mbrëmjes, policia nuk ka mundur
të bjerë në gjurmët e autorit të vërtetë të saj. Sipas policisë, janë
mbledhur disa prova dhe po punohet intensivisht për identifi kimin
dhe kapjen e autorit. Ky nuk është rasti i parë që pikat e karburanteve
bien pre e grabitjeve, megjithëse rastet kanë qenë sporadike.