Aksidentet në Tiranë sjellin tre të vdekur dhe shtatë të plagosur
Pesë aksidente të tjera kanë
ndodhur 24 orët e fundit, duke
shënuar tre viktima e disa të plagosur.
Veç tyre ka gjetur vdekjen
edhe një i plagosur nga një tjetër
aksident, i cili ishte dërguar në
spital. Aksidenti më i rëndë është
shënuar mëngjesin e djeshëm
në superstradën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, në orën 04.30, te
mbikalimi i Yrshekut, mjeti "Mercedes
Benz", me targë DR 9974 C,
që drejtohej nga Dashnor Meraja,
34 vjeç, banues në Sukth, ka dalë
nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Për pasojë është aksidentuar me
vdekje pasagjeri Bajram Hamzaj,
33 vjeç, ndërkohë që janë plagosur
rëndë e ndodhen nën kujdesin
e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe
pasagjerët Zana Meraja, Ramazan
Meraja dhe Shkurte Hamzaj,
përkatësisht 35, 65 e 51 vjeç. Në
lidhje me aksidentet e tjera, policia
tha se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë për shtetasin
Fatmir Mehmetaj, 49 vjeç, banues
në Kavajë. Në orën 17.30, në
Kavajë, te Gjykata e Vjetër, duke
drejtuar mjetin "Mercedes Benz",
me targë KJ 4058 A, ky person
është përplasur me motoçikletën
"Suzuki", pa targa, që drejtohej
nga Gëzim Boci, 20 vjeç, e për
pasojë është aksidentuar dhe
ndodhet në spital jashtë rrezikut
për jetën drejtuesi i motorit.
Gjithashtu, policia tha se arrestoi
Agim Gjyzelin, 51 vjeç, sepse
rreth orës 06.15 të mëngjesit, në
aksin rrugor Vorë - Fushë-Krujë,
te Kthesa e Rinasit, duke drejtuar
mjetin "Iveco", me targë TR 3587
F, është përplasur me motorin
"Honda", me targë TR 937 C, me
drejtues Leonik Fran Dodën, 21
vjeç. Fillimisht, ashtu siç u raportua
është aksidentuar me vdekje
pasagjeri i motorit Andrit Prenga,
18 vjeç, ndërsa në orën 03.40 të
mëngjesit të djeshëm, vdiq edhe
Leonik Doda. Ndërsa në lidhje
me informacionin që bën fjalë për
aksidentimin me vdekje të Hasan
Memës, policia tha se u arrestua
në fl agrancë Nelson Xhaferri, 29
vjeç. Veç kësaj, policia rrugore
shpjegoi se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë edhe për Flamur
Mukën, 40 vjeç, sepse rreth orës
11.00, në fshatin Fushë-Prezë,
duke drejtuar mjetin "Mercedes
Benz", me targë KR 7140 A, ka aksidentuar
motoçiklistin Albert Zaja,
25 vjeç, i cili ndodhet në spital
jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa
për aksidentin e fundit, uniformat
blu thanë se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë për Eduard Ballën,
30 vjeç, sepse në orën 19.00,
në bulevardin "Bajram Curri",
duke drejtuar mjetin "Ford" me
targë TR 1369 I, ka aksidentuar
këmbësorin Baço Çeka, 72 vjeç, i
cili ka mbetur i plagosur.
ndodhur 24 orët e fundit, duke
shënuar tre viktima e disa të plagosur.
Veç tyre ka gjetur vdekjen
edhe një i plagosur nga një tjetër
aksident, i cili ishte dërguar në
spital. Aksidenti më i rëndë është
shënuar mëngjesin e djeshëm
në superstradën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, në orën 04.30, te
mbikalimi i Yrshekut, mjeti "Mercedes
Benz", me targë DR 9974 C,
që drejtohej nga Dashnor Meraja,
34 vjeç, banues në Sukth, ka dalë
nga rruga për shkak të shpejtësisë.
Për pasojë është aksidentuar me
vdekje pasagjeri Bajram Hamzaj,
33 vjeç, ndërkohë që janë plagosur
rëndë e ndodhen nën kujdesin
e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe
pasagjerët Zana Meraja, Ramazan
Meraja dhe Shkurte Hamzaj,
përkatësisht 35, 65 e 51 vjeç. Në
lidhje me aksidentet e tjera, policia
tha se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë për shtetasin
Fatmir Mehmetaj, 49 vjeç, banues
në Kavajë. Në orën 17.30, në
Kavajë, te Gjykata e Vjetër, duke
drejtuar mjetin "Mercedes Benz",
me targë KJ 4058 A, ky person
është përplasur me motoçikletën
"Suzuki", pa targa, që drejtohej
nga Gëzim Boci, 20 vjeç, e për
pasojë është aksidentuar dhe
ndodhet në spital jashtë rrezikut
për jetën drejtuesi i motorit.
Gjithashtu, policia tha se arrestoi
Agim Gjyzelin, 51 vjeç, sepse
rreth orës 06.15 të mëngjesit, në
aksin rrugor Vorë - Fushë-Krujë,
te Kthesa e Rinasit, duke drejtuar
mjetin "Iveco", me targë TR 3587
F, është përplasur me motorin
"Honda", me targë TR 937 C, me
drejtues Leonik Fran Dodën, 21
vjeç. Fillimisht, ashtu siç u raportua
është aksidentuar me vdekje
pasagjeri i motorit Andrit Prenga,
18 vjeç, ndërsa në orën 03.40 të
mëngjesit të djeshëm, vdiq edhe
Leonik Doda. Ndërsa në lidhje
me informacionin që bën fjalë për
aksidentimin me vdekje të Hasan
Memës, policia tha se u arrestua
në fl agrancë Nelson Xhaferri, 29
vjeç. Veç kësaj, policia rrugore
shpjegoi se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë edhe për Flamur
Mukën, 40 vjeç, sepse rreth orës
11.00, në fshatin Fushë-Prezë,
duke drejtuar mjetin "Mercedes
Benz", me targë KR 7140 A, ka aksidentuar
motoçiklistin Albert Zaja,
25 vjeç, i cili ndodhet në spital
jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa
për aksidentin e fundit, uniformat
blu thanë se fi lloi procedimi penal
në gjendje të lirë për Eduard Ballën,
30 vjeç, sepse në orën 19.00,
në bulevardin "Bajram Curri",
duke drejtuar mjetin "Ford" me
targë TR 1369 I, ka aksidentuar
këmbësorin Baço Çeka, 72 vjeç, i
cili ka mbetur i plagosur.