E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me dhunë posta private në Tiranë

Grabitet me dhunë posta private në Tiranë

Një postë private ka rënë pre e grabitjes me dhunë vetëm pak minuta më parë në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 të mbrëmjes së sotme në rrugën “5 Maji”, pranë Medresesë së Tiranë, ku një person i paidentifikuar ka marrë një shumë parash nga biznesi privat nën kërcënimin e thikës.

“Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit”, bën me dije policia e Tiranës.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›