E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet me thyerje lokali i gazetarit

RRËSHEN- Në serialin e vjedhjeve të ndodhura prej disa kohësh ne Rreshen nuk ka shpëtuar dhe dyqani i një kompanie celulare, në të cilin punon gruaja e gazetarit të shtypit qendror, Aleksandër Ndoja.

Lokali ndodhet thuajse në mes të qytetit, në kryqëzimin qendror tek Posta, ndërsa nga grabitës ende të paidentifikuar është gjuajtur mesi i natës për të kryer thyerjen e këtij lokali nga pjesa e sipërme e xhamit anësor, nga ku dhe është hyrë brenda per te grabitur.


Sipas dëshmive të punonjëses së këtij lokali grabitësit kanë rrëmbyer gjithë xhiron e dy ditëve, një shumë që i kalon 50 mijë lekë të reja dhe katër aparate telefonike, por nuk kanë arritur të gjejnë një shumë të madhe skedash rimbushëse telefonike, por as kanë mundur të nxjerrin prej andej kompjutera,mjete skanimi, fax-e dhe printera.


Policia shkoj në vendngjarje në orët e para të mëngjesit sapo është lajmëruar duke dërguar per këqyrje e marrje gjurmesh ekspertët më të mirë të hetimit nga drejtoria e qarkut, kjo edhe për shkak të një dyshimi të mundshëm që thyerja e lokalit mund të ketë lidhje dhe me presionin ndaj gazetarit që ka qenë kritik në media kundrejt elementëve dhe disa grupeve kriminale që prej disa muajve kryejnë terror e krime, duke prishur qetësinë tradicionale të këtij qyteti.


Vetë gazetari Ndoja nuk i largohet një piste të tillë, por thotë se po pres qetësisht zbardhjen e vjedhjes nga policia, dhe jo vetëm të këtij lokali apo qëllimit që kanë pasur ndaj meje si person publik, por dhe lokaleve dhe pasurive të tjera që u janë vjedhur e grabitur qytetarëve gjatë kësaj periudhe.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›