E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e vogla: Prokuroria të hetojë zgjedhjet

TIRANË- Partitë e vogla kërkojnë nga prokuroria të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit.
Sot krerët e partive të vogla duke kërkuar transparencë për zgjedhjet u mblodhën para prokurorisë dhe njoftuan se tashmë kanë dorëzuar një dosje për hetim.

Sipas tyre, në dosjen e dorëzuar janë përfshirë të gjitha materialet që faktojnë manipulimin e zgjedhjeve.

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka i bëri apel prokurorisë të mos veprojë nën presionin e mazhorancës dhe të mos heshtë, por të veprojë sa më shpejt dhe të mos zvarrisë procedurat.

"Jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar prokurorinë në punën e saj, pasi kemi të dhëna se maxhoranca e sotme po ushtron presion për të penguar hetimin e zgjedhjeve. Ne kemi sjellë prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë manipulimin në votimet e 28 qershorit dhe për këtë kërkojmë që prokuroria të veprojë"- tha Ndoka.

Transparencë të zgjedhjeve ka kërkuar edhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, sipas të cilit kjo çështje duhet të zbardhet deri në fund.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›