Grabitet nga maskat çifti te fusha e Aviacionit
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe është denoncuar nga dy të rinjtë. Grabitësit nuk kanë mundur t'u marrin më shumë se 2 mijë lekë të reja që kishin me vete dy të rinjtë, si edhe dy telefonat celularë
TIRANE- Dy persona me maska dhe të armatosur, kanë grabitur një çift të rinjsh tek fusha e Aviacionit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe është denoncuar nga dy të rinjtë. Grabitësit nuk kanë mundur t'u marrin më shumë se 2 mijë lekë të reja që kishin me vete dy të rinjtë, si edhe dy telefonat celularë. Ndërkohë nuk kanë shfaqur interes për të grabitur automjetin tip "Benz 190", ku ndodheshin dy të rinjtë. Në fakt, grabitja e çifteve që kalojnë momente intime në errësirën e "qosheve" te fusha e Aviacionit, është kthyer në një fenomen shqetësues për policinë. Djali, i cili ka bërë denoncimin, ka deklaruar se ka qenë në lëvizje për të çuar të renë në banesë, kur është përballur me dy grabitësit. Me të marrë sinjalizimin përkatës, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, të cilët kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e dy autorëve.
(d.b/BalkanWeb)