E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dërgon ngushëllime për tragjedinë në Itali

Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni. Presidenti shprehet se ndjeu keqardhje të madhe kur mësoi per numrin e viktimave ne Abruco 

TIRANE-Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka dërguar mesazhe Presidentit të Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidhërimin për fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos.
Presidenti shprehet se ndjeu keqardhje të madhe kur mësoi fatkeqësinë natyrore që preku rajonin e Abrucos duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme materiale.

“Dëshiroj të shpreh hidhërimin tim për këtë ngjarje tragjike që preku popullin mik italian dhe të dërgoj ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e viktimave në emrin tim dhe në emër të popullit shqiptar! “, thuhet në mesazhin e Topit. Ju lutem, pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe të solidaritetit të popullit shqiptar për të përballuar këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti në rajonin e Abrucos dhe veçanërisht në qytetin e Akuilas.” – theksohet në mesazhet e Presidentit Topi dërguar Presidentit dhe kryeministrit italian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›