Grabitet një kazino në Tiranë, grabitësit largohen me motorr pasi marrin paratë
TIRANË- Një kazino është grabitur mëngjesin s sotëm rreth orës 8:45 minuta në kryeqytet.
Nga hetimet paraprake mësohet se 2 persona të maskuar janë futur në kazinonë e cila ndodhet pranë rrugës ‘Sulejman Delvina’ në zonën mes stadiumit Dinamo” dhe Sheshit Willsion në kryeqytet dhe nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.
Fatmirësisht nga grabitja nuk ka të lënduar, vetëm konfrontime, ndërkohë që grabitësit janë larguar me motorr në drejtim të paditur.
Menjëherë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur hetimet. Ndërkohë që pritet të bëhet një një vlerësim i shumës së grabitur.
Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që do merren edhe dëshmitë e personelit i cili ndodhej në kazino në momentin e grabitjes.
(e.m/BalkanWeb)