E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes nis asfaltimin e 110 rrugeve ne kryeqytet

Bashkia e Tiranes ka nisur asfaltimin e plot 110 rrugeve ne te gjithe kryeqytetin. Rruget gjenden ne cdo njesi bashkiake ne Tirane dhe jane rruge si kryesore ashtu edhe dytesore. Ndertimi i rrugeve nuk parashikon vetem asfaltim por parashikon edhe kanalizim, ndertim trotuaresh, ujesjelles, dhe gjelberim. Shumica e ketyre rrugeve jane te amortizuara dhe prej shume vitesh nuk eshte vene dore mbi ta.

Bashkia ka parashikuar investime ne cdo njesi bashkiake duke mos bere asnje diskriminim si per njesite qe ndodhen ne qender te kryeqytetit ashtu edhe per ato njesi qe ndodhen ne periferi te tij. Nderkaq kryebashkiaku Basha i cili ka qene dje i pranishem ne inaugurimin e dy rrugeve te perfunduara, konkretisht ne rruget “Hamdi Cenoimeri” dhe “Bajram Allaraj”, i beri thirrje banoreve qe te vazhdojne te mbeshtesin bashkepunimin mes Bashkise dhe qeverise. “Gjate inspektimit, banoret kane shprehur kenaqesine e madhe per perfundimin e kesaj rruge, ndersa une dua t’u shpreh sot banoreve vendosmerine time, per te perfunduar bllokun e pallateve ne ane te rruges, te gjithe rrugicat e kesaj rruge dhe lidhjen e kesaj rruge deri ne fund me rrugen e Vaqarrit si dhe asfaltimin, kolektorin, ujesjellesin per pjesen informale, brenda pranveres se vitit te ardhshem. Kushti i vetem eshte qe kjo marredhenie besimi e ndersjelle midis qytetareve, Bashkise dhe qeverise, qe eshte bashkeinvestitor ne kete rruge, te vazhdoje. Ju garantoj se me vazhdimin e ketij bashkepunimi dhe mirebesimi, ne do te investojme ne pune si kjo, duke ecur perpara dhe duke mos u kthyer pas ne kohen e akuzave te ndersjellta”, - deklaroi z. Basha. Kreu i Bashkise ka qene i pranishem edhe ne perfundimin e punimeve ne rrugen “Bajram Allaraj”, ne njesine bashkiake numer 2. “Para disa muajsh, kur erdhem tek “Bajram Allaraj”, takuam banore qe na thane, 25 vjet nuk ka vene njeri dore ne kete lagje. Sot i them cdo skeptiku ne kete njesi bashkiake dhe ne mbare Tiranen se ashtu sic perfunduam kete rruge brenda nje kohe te shkurter, me standarde maksimale, ashtu do perfundojme cdo rruge dhe cdo investim anembane qytetit te Tiranes, ne qender dhe ne periferi, ne lagje te reja e te vjetra dhe cdo skeptik duhet ta dije se ky eshte fillimi i punes dhe frytet e para te nje bashkepunimi e besimi te ndersjelle midis qytetareve te Tiranes, modelit qe punon per ta ne Bashkine e Tiranes dhe nje qeverie qe mbeshtet Bashkine e Tiranes, sepse mbeshtet qytetaret e Tiranes” – theksoi z. Basha. Ai ka garantuar banoret se ne mungese te nje konflikti politik dhe ne bashkepunim me qeverine shqiptare, cdo projekt do te kthehet ne realitet, duke ndryshuar brenda dy viteve te ardhshme infrastrukturen ne te gjithe Tiranen.

Rruget qe do te asfaltohen ne cdo njesi

NJESIA BASHKIAKE NR. 1:

Numri i rrugeve qe do te rikonstruktohen - 20

Gjatesia totale - 3 645 metra lineare

Siperfaqja e asfaltuar - 9 810 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Idriz Dollaku”

2- “Myslym Lela”

3- “Muharrem Zalli”

4-“Halit Xhakrosa”

NJESIA BASHKIAKE NR.2

Gjatesia totale - 5 375 metra lineare

Numri i rrugeve - 15

Siperfaqja e asfaltuar - 13 370 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Pjeter Budi”

2- “Xhorxh W Bush”

3- Rruga mes Televizionit Shqiptar dhe Liceut

4- “Shefqet Ndroqi”

NJESIA BASHKIAKE NR.3

Gjatesia totale - 2 420 metra lineare

Numri i rrugeve - 9

Siperfaqe e asfaltuar - 9 725 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Sotir Caci”

2- “Zana Floqi”

3- “Dashamir Fagu”

NJESIA BASHKIAKE NR.4

Gjatesia totale - 1 200 metra lineare

Numri i rrugeve - 3

Siperfaqe e asfaltuar - 5 020 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- Kryqezimi i rruges “Myslym Keta” dhe “Aleksander Moisiu”

NJESIA BASHKIAKE NR.5

Gjatesia totale - 1 815 metra lineare

Numri i rrugeve - 9

Siperfaqe e asfaltuar - 6 375 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- Pallatet Moskat

2- “Nikolla Tupe”

3- “Muharrem Butka”

NJESIA BASHKIAKE NR.6

Gjatesia totale - 3 260 metra lineare

Numri i rrugeve - 11

Siperfaqe e asfaltuar - 12 585 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Taxhedin Baholli”

2- “Dionis Filozofi”

3- “Dionis Filozofi 2”

4- “Shaban Hysa”

NJESIA BASHKIAKE NR.7

Gjatesia totale - 2 680 metra lineare

Numri i rrugeve - 6

Siperfaqe e asfaltuar - 13 380 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Dritan Hoxha”

2- “Ndre Mjeda”

3- “Naim Frasheri”

NJESIA BASHKIAKE NR.8

Gjatesia totale - 2 485 metra lineare

Numri i rrugeve - 17

Siperfaqe e asfaltuar - 8 655 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Hamit Troplini”

2- “Bilal Konxholli”

3- “Shaqir Oshafi”

NJESIA BASHKIAKE NR.9

Gjatesia totale - 1 975 metra lineare

Numri i rrugeve - 8

Siperfaqe e asfaltuar - 5 585 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Prokop Myzeqari”

2- “Kongresi i Tiranes”

3- “Ramazan Kasa

NJESIA BASHKIAKE NR.10

Gjatesia totale - 890 metra lineare

Numri i rrugeve - 5

Sip. asfaltuar - 2 575 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- Rruga mes Drejtorise se Policise dhe Sigurimeve

2- Fusha e Tenisit deri te “Myslym Shyri”

NJESIA BASHKIAKE NR.11

Gjatesia totale - 2 555 metra lineare

Numri i rrugeve - 7

Siperfaqe e asfaltuar - 16 320 m2

Nga te cilat, rruge kryesore:

1- “Dritan Hoxha”

2- “Don Bosko”

3- “Bashkim Shkurti”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›