E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi seksual vazhdon të rritet: destinacioni i ri, Evropa Lindore

Nëntë milionë vajza dhe një milion djem. Një biznes prej 250 miliardë eurosh. Tetëdhjetëmijë udhëtarë, që çdo vit lënë Perëndimin në kërkim të seksit të ndaluar. Ndoshta këto shifra kaq të larta duken si të sajuara, por, në fakt, nuk është kështu. Këto janë të dhënat e raportit të ri të turizmit të Milanos. Të dhënat janë nxjerrë me rastin e kongresit të tretë botëror mbi shfrytëzimin seksual të minorenëve. Në këtë kongres, u vu re se disa vende ishin më të kujdesshme ndaj këtij fenomeni.

Kjo tendencë globale duket se po rritet dita-ditës. "Duhet vlerësuar raporti mes rasteve të pashfaqura dhe atyre të zbuluara. Është e vërtetë që të dhënat e fundit tregojnë se kjo tendencë është rritur", thekson një docent. Por, edhe nëse drejtësia arrin t‘i bllokojë të gjitha rrugëdaljet, "grabitqarët" dinë të gjejnë mijëra dalje të tjera në det të hapur. Shkaku kryesor i përhapjes së kësaj tendence është varfëria, ndërkohë që Evropa Lindore është shndërruar në terrenin e gjuetisë. Për shembull, Republika Çeke njihet për numrin e lartë të pedopornografisë që hidhen në internet. E njëjta gjë ndodh edhe në Shën Petërburg dhe Rusinë Veriore. Harta e tmerrit ndjek një linjë pothuajse të drejtë, nga kufiri gjerman deri në Jashimov, duke kaluar për në Sheb dhe Karlovivari. Përgjatë autostradave E48 dhe E49, në stacionet e shërbimit dhe ato të autobusëve, gratë ekspozojnë fëmijët e tyre, ndërsa tutorët i hedhin në rrugë të vegjlit. Klientët janë gjermanë, austriakë, italianë dhe ndonjë amerikan. Çmimi? Nga 5 deri në 25 euro.

Në vendet ku turizmi seksual nuk është ende i pranishëm, fëmijët rrëmbehen ose shiten për t‘u dërguar më pas në vende si Italia apo Amerika Latine, ku tregu është më i zhvilluar. Në Rusinë Veriore dhe Viborg, Shën Petërburg situata është e njëjtë. Në këtë vend, fëmijët jetojnë duke shitur drogë dhe seks në këmbim të dozave. Pas Rusisë Veriore dhe Shën Petërburgut, radhitet Maroku, një vend historik ku problemet ekonomike shtohen çdo ditë e më shumë. Por pavarësisht problemeve, adoleshentët marokenë nuk hezitojnë të jenë pjesë e rrjetit të famshëm "Facebook", ndërkohë që më të fituarit nga ky fakt janë "turistët seksualë". Ata e dinë se në cilat vende policia bën më shumë verifikime dhe mundohen të veprojnë me shumë kujdes, duke shmangur çdo lloj kontakti me hotelet. Qëndrojnë për muaj të tërë në një shtëpi, duke vënë në shënjestër viktimat e tyre. Në Tajlandë ka me shumicë "turistë seksualë".

Kush është mërzitur me këto vende, mund të "hidhet" në Bali ose Kamboxhia, në Vietnam ose Laos (ku organizata "Ecpat", në dhjetor ka krijuar qendrën e parë për viktimat e shfrytëzimit seksual), por edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine. Falë sistemeve të policisë evropiane, tani është i mundur verifikimi i fluturimeve të shpeshta, si dhe mund të kuptohet se pse krejt papritur disa vende bëhen shumë popullore. Shpesh në këto vende është zbuluar se janë hapur "hotele qejfi" ose të ashtuquajturat bordello.

Docenti nuk përmend emra. "Nuk dëshirojmë t‘i ndihmojmë ‘turistët e seksit‘, të cilët dinë të gjejnë rrugëdalje dhe është shumë e vështirë t‘i ndalosh. Shpeshherë, policëve u është dashur të shtiren si pedofilë për t‘i bërë ballë situatave të ndryshme".

Në raportin e shoqatës "Ecpat" janë pasqyruar shifrat e larta të

fëmijëve që shfrytëzohen seksualisht.

Këto janë pasojat më të dukshme dhe më rrëqethëse të abuzimeve të bëra nga të rriturit që shfryjnë mbi trupat e fëmijëve dëshirat e tyre të ndaluara. 300 mijë raste të reja me HIV në vit; 4.5 milionë fëmijë të infektuar nga papiloma virus, 500 mijë fëmijë nga hepatiti C dhe shpesh ata që preken nga diarreja kanë pasoja fatale. Janë kryer mbi 2 milionë aborte dhe 1 milionë e 640 mijë tentativa vetëvrasjeje. Gjithashtu janë kryer 2.5 milionë përdhunime. Për të kuptuar numrin e saktë të viktimave të shfrytëzuar seksualisht duhet të shumëzojmë me njëmijë, njëqindmijë, një milion fëmijët tanë, nipërit dhe vëllezërit.

Për të ndihmuar këta fëmijë, qeveritë e disa shteteve perëndimore i kanë kushtuar shumë vëmendje kësaj çështjeje. Ato po realizojnë një plan aksioni për të ndaluar sadopak këtë fenomen. Në fakt, docenti, i cili është edhe avokat, i njeh përmendësh ligjet kundër "turistëve të seksit". "Nuk më kujtohet asnjë hetim ku telefoni të mos ketë qenë i dobishëm. Nuk mund të presim që të ketë elementë të tjerë për të vepruar. Nuk po flasim për vjedhjen e një molle, por për atë të fëmijëve. Çdo ditë që kalon është në dizavantazhin tonë. Ky nuk është një problem politik. Dëshirojmë që pedofilët të marrin dënimin e merituar, me qëllim që statistikat e tmerrshme të mos rriten edhe më shumë".

Harta e tmerrit

Trafiku

Në vendet ku turizmi seksual nuk është ende i pranishëm, fëmijët rrëmbehen ose shiten, për t‘u dërguar më pas në vende si Italia apo Amerika Latine, ku tregu është më i zhvilluar

Metropolet e reja

Vendet që janë bërë metropolet e reja të turizmit seksual

Rusia Veriore

Republika Çeke

Italia

Maroku

Gambia

Senegali

Afrika Perëndimore

Nigeria

Kameruni

Lindja e Mesme

Pakistani

Nepali

Birmania

Tailanda

Kamboxhia

Vietnami

Indonezia (Bali)

Bangladeshi

India

Shifrat

9 milionë vajza të vogla prostituta

1 milion djem të vegjël prostitutë

250 miliardë euro

Janë fitimet botërore të pedopornografisë dhe prostitucionit minoren (të dhënat e UNICEF-it)

93.3%

Përqindja e abuzimeve që ndodhin në hotele

Rasti Kamboxhia 33000

Fëmijët e shfrytëzuar seksualisht në vend

Vajzat-prostituta

11 vjeç - mosha mesatare e marrëdhënies së parë seksuale të viktimave të prostitucionit

15 dollarë - çmimi i një marrëdhënieje seksuale (por klientët kmerë, kamboxhianë, paguajnë 3 dollarë)

500 dollarë - çmimi për një viktimë ende të virgjër

Djemtë-prostitutë

12 vjeç; 10 dollarë (por klientët kmerë, kamboxhianë, paguajnë 2.50 dollarë); 30 dollarë

Guatemala, Honduras, Nikaragua, Republika Dominikane, Kosta Rika

Një nga posterat e shpërndarë në zyrat e turizmit seksual në Kamboxhia



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›