Grabiti kambistin në Bulqizë Vret veten për t'i shpëtuar policisë
ELBASAN - Ka përfunduar në tragjedi veprimi i një të riu, i cili qëlloi me armë ndaj efektivëve të një patrulle, ku pas largimit nga vendi i ngjarjes ka zgjedhur vetëvrasjen vetëm për të mos rënë në prangat e policisë. Ai ndiqej nga uniformat blu për vjedhjen e një kambisti dhe argjendari sot në Bulqizë. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së martës, në fshatin Mengen komuna Labinot-Fushë në Librazhd.
Sipas policisë së qarkut të Elbasanit, i riu Përparim Bala është vetëvrarë me armë zjarri në Urën e Murrashit. Sipas të dhënave nga policia, Bala po udhëtonte me një furgon të linjës Elbasan-Përrenjas dhe pasi kishte pikasur se po ndiqej nga policia ka tentuar të arratisur me një makinë me targa Dr 66456 E që e rrëmbeu në çastin që ai po largohej. Autori ka qëlluar kundrejt efektivëve të policisë me pistoletë, pasi nuk iu bind thirrjes së tyre për të ndaluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Disa minuta më vonë, kur policia ishte vënë në ndjekje të autorit ai është gjetur i vdekur brenda makinës të cilën e rrëmbeu për t’iu arratisur policisë me armën që mbante me vete.
Ditën e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës është shënuar grabitja e një kambisti, njëherësh tregtar floriri. Persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin e shtetasit Ismet Cami në orët e para të ditës, duke i vjedhur atij nën kërcënimin e armëve një shumë prej 20 milion lekësh si dhe një sasi floriri. Sipas dëshmisë së pronarit të dyqanit në polici autorët, njëri prej të cilëve dyshohet se është edhe Përparim Bala kanë mbërritur para dyqanit me një makinë të zezë të llojit Volsvagen dhe pasi kanë marrë paratë dhe sasinë e floririt janë larguar me shpejtësi.
Po ashtu, një tjetër ngjarje e ngjashme u shënua pak ditë më parë në Levan të Fierit kur autori i masakrës së Kuçovës, Riza Latifi i cili vrau vjehrrën, vjehrrin dhe plagosi bashkëshorten e tij u vetëvra në banesën e tij, pasi nuk pranoi t’i dorëzohet policisë.
Redaksia Online
(Gre.M/su.fu/Shqiptarja.com)