E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamzë, adoleshenti masakron me thikë 24-vjeçarin, në pranga

TIRANE - Një adoleshent i ka masakruar një 24-vjeçar duke e qëlluar disa herë me thikë ndërsa dyshohet se shkak për vrasjen të ketë qenë fakti që viktima i ngacmonte një pjesëtare të familjes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në zonën periferike të Kamzës pranë Institutit Bujqësor në Kamzë.

Elson Fjerza 24 vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga goditjet e shutma me thikë, ndëra autori i dyshuar Emiljano Dautlliu është vënë në pranga nga uniformat blu.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e vrasjes. Mësohet se Dautlliu sapo kishte dalë nga burgu, ku ka qenë i dënuar për vjedhje.

Vijon...

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›