E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti kishën, arrestohet 36 vjeçari

Arben Spaho nga Kamza e Tiranës është arrestuar mëngjesin e sotëm në Korcë nën akuzën e vjedhjes së objekteve të kultit në fshatin Voskopojë i njohur për numrin e madh të kishave të vjetra. 36-vjeçari ka kryer vjedhjen e Kishës së Shën Mërisë në këtë fshat ku morri të gjitha të hollat e grumbullura në arkën e saj, por dhe disa objekte kulti.

Shenjat e gishtave të lëna gjatë vjedhjes kanë çuar policinë e Korçës drejt identifikimit të tij. Dyshohet se i arrestuari është autor i vjedhjes së disa kishave të tjera në Voskopojë gjatë kësaj periudhe. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›