E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria në krizë, do përgatisim njerëz të ditur

Kryetari i bashkise Edi Rama, ka inspektuar punimet per riksontruksionin e shkolles se mesme "Petro Nini" ne Tirane. Pasi ka pare nga afer punimet, te cilat kane startuar pas mbylljes se vitit shkollor, Rama eshte shprehur se bashkia do te krijoje te gjitha kushtet per arsimimin e te rinjve, te cilet ne te ardhmen, do te mund te nxjerrin vendin nga kriza ekonomike dhe shoqerore qe eshte zhytur.

"Te cilet duhet te kene gjithcka u duhet per tu pergatitur per te ardhmen, sepse ky vend me shume se per cdo gje tjeter ka nevoje per dije, njerez te shkolluar, ka nevoje per nje gjenerate te re, e cila do te mund te administroje ashtu sic duhet Shqiperine europian, qe sot eshte ne nje krize te thelle, te gjitheanshme, por qe mund te dale nga kjo krize vetem fale njerezve te ditur", tha Edi Rama, kryetar i bashkise.

Rama u shpreh se punimet ne shkollen e mesme "Petro Nini", do te perfundojne perpara fillimit te vitit te ri shkollor, me qellim qe ne daten 6 shtator, nxenesit te gjejne nje godine te rikonstruktuar plotesisht, me hapesira te reja shtese.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›