Katër fëmijë strehohen në fshatin SOS. Tragjedia e Gjegjanit i la pa prindër
Kater femijet e familjes Mustafa, te cilet mbeten jetime nga vdekja tragjike e dy prindërve te tyre ne aksidentin e rende ne Gjegjan, do te strehohen ne fshatin SOS ne Tirane. Ky ka qene vendimi qe ka ndermare ministria e Punes per kater femijet, dy nga te cilet, djemte 8 dhe 4 vjec jane strehuar qe ne mëngjesin e se martes ne fshatin SOS, pasi gjendja e tyre shendetsore tashme eshte permiresuar.
• Aksidenti ne Gjegjan, ndahet nga jeta 9-vjecari
“Fëmijët janë në gjendje shoku. është djali 8- vjeç dhe djali tjetër 4- vjeç të cilët do të jenë të parët që do të akomodohen në fshatin SOS. Ne kemi bashkëpunuar me fshatin SOS. Ministria e Punës ka bërë ç’është e mundur që të gjejë një alternativë më të mirë për këta fëmijë. Ekipi multidisiplinar dhe psikologët kanë bërë një plan përkujdesje për këtë familje sepse nuk flitet vetëm për dy fëmijët të cilët kanë kaluar nga gjendje spitalore në një trajtim institucional, por flitet dhe për dy vajzat e tjera ” thotë Denada Seferi, drejtoreshe e politikave sociale.
Nderkohe, dy vajzat e kësaj familje, qe jane ne moshe me te madhe ende po marrin ndihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak, por edhe ato sipas perfaqesueve te ministrise se Punes, do t’i bashkengjiten vellezerve te tyre ne fshatin SOS.
Familja Mustafa, pervec kater femijeve qe tashme jane gjalle, kishte dhe nje vajze tjeter 12 vjec e cila humbi jeten tragjikisht ne aksidentin e ndodhur rreth 10 dite me pare.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e martë , 27 korrik 2010 ) < I mëparshmi