E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti paratë e familjes nga kasaforta, në pranga 18-vjeçarja në Durrës

Durrës- Një adoleshente është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka grabitur një sasi të madhe parash nga kasaforta e të atit brenda banesës së tyre.

Policia tha se 18-vjeçarja Fatma Buziu, dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 4 milionë lekë nga buxheti i  familjes nga muaji korrik deri në dhjetor të vitit 2012.

Ka qenë denoncimi i të atit të vajzës, i cili ka nisur edhe hetimet e policisë, duke mos ditur që ishte e bija që largonte paratë nga shtëpia.

Policia e qytetit bregdetar tha se asaj iu gjetën 600 mijë lekë në momentin e arrestimit, teksa tha se i kishte shpenzuar paratë e tjera që i kishte grabitur familjes së saj.

Ndërkohë pas zbulimit të ngjarjes i ati i 18-vjeçares tha se i kishin marrë paratë e së motres që ishte emigrante në Zvicër. Shkëlqim Buziu tha se me paratë që e bija dhe i dashuri i saj i kishin marrë nga kasaforta kishin blerë një makinë tip ‘Benz Regina’. Ai tha se i ka ka kërkuar së bijës t’i kthehen paratë dhe ajo i ka dhënë vetëm 600 mijë Lekë. Sakaq ai thotë se kërkon që prokuroria të zbaadhë çështjen e t’i kthehen të gjitha paratë e grabitura nga e bija dhe i dashuri i saj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›