Rikthehet 97-ta në Burrel, maskat qëllojnë me armë një furgon udhëtarësh
Burrel- Grabitjet nga persona të maskuar janë ritkhyer në rrugët e vendit. Mësohet se mbrëmjen e djeshme disa persona të paidentifikuar nën kërcënimine e armëve kanë tentuar të ndalojnë një furgon me pasagjerë në askin rrugor Burrel-Milot.
Sipas të dhënave të policisë ngjarja u shënua konkretisht në afërsi të fshatit Bushkash, ku duke përfituar nga errësira agresorët tentuan grabitjen e furgonit me targa MT 3389 A.
Ata i kanë kërkuar shoferit të ndalojë, por ky i fundit nuk i është bindur, e për pasojë të armatosurit kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjetit në lëvizje.
Sakaq mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga incidenti. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes e po mbledh dëshmitë e pasagjerëve dhe shoferit për të identifikuar dhe kapur personat që shkaktuan këtë terror të ngjashëm me episodet e 1997-ës.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: