Grabiste paratë e të atit nga kasaforta, në pranga 18-vjeçarja në Durrës
Durrës- Një adoleshente është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka grabitur një sasi të madhe parash nga kasaforta e të atit brenda banesës së tyre.
Policia tha se 18-vjeçarja Fatma Buziu, dyshohet se ka vjedhur 88 mijë franga dhe 4 milionë lekë nga buxheti i familjes nga muaji korrik deri në dhjetor të vitit 2012.
Ka qenë denoncimi i të atit të vajzës, i cili ka nisur edhe hetimet e policisë, duke mos ditur që ishte e bija që largonte paratë nga shtëpia.
Policia e qytetit bregdetar tha se asaj iu gjetën 600 mijë lekë në momentin e arrestimit, teksa tha se i kishte shpenzuar paratë e tjera që i kishte grabitur familjes së saj.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: