E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiti paratëautori kërcënoime granatë policinë

DURRES-Në Sukth të Durrësit, një person që dyshohet si autor i nje grabitje dhe plagosjeje kërcënoi policinë me granatë në duar derisa mundi te caje rrethimin dhe te largohet ne erresire.
Ngjarja ndodhi reth ores 22:20 minuta në Sukth të Durrësit ku një person ende i paidentifikuar kërcënoi policinë se do të shperthente granatën në rast ndërhyrjeje nga forcat speciale.
Zanafilla e ngjarjes se oreve te vona kishte si pikenisje nje tjeter ngjarje te rende ne Durres. Personi qe kercenoi policine me granate ne duar dyshohet se pak orë më parë te dites se hene ka grabitur  nje pike te "Western Union". Me pas shtetasi ka qelluar me arme te tipit automatik jashte godines, ku si pasoje ka mbetur i plagosur një drejtues taksie ne Durrës. Menjehere autori u largua nga vendi i ngjarjes, ndersa taksisti i plagosur ne kembe u dergua nga persona te rastit ne spitalin e Durresit ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. 
Policia e sinjalizuar për ngjarjen identifikoi autorin dhe u vu në ndjekje të tij. Pasi e lokalizoi në zonën e Sukthit, personi i dyshuar se grabiti me armë taksistin, nxorri një granatë dhe kërcënoi se do e shpërthejë atë duke e hedhur në drejtim të policisë.
Në vendgjarje ndërkohë mberriten dhe forca speciale të policisë së Tiranës. Forcat speciale u perpoqen ta bindin te dorezohet, por shtetasi pasi kercenoi minuta radhazi policine, mundi te arratiset duke perfituar dhe nga erresira. Policia eshte vene ne kerkim te autorit te ngjarjes tronditese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›