Meta: Marrëveshja e Ohrit, garanci për tëardhmen e Maqedonisë
TIRANE-Në 9 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Ministri i Jashtem Ilir Meta i drejtohet me anë të një letre homologut të tij maqedonas, Antonio Milloshoski. Kreu i diplomacise shqiptare thekson në këtë letër te publikuar sot se Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, ka rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë.
“Besoj se ndajmë të njëjtin mendim se Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe se zbatimi i plotë i saj në të gjithë nivelet është garancia e vetme për sigurimin e stabilitetit, mirëkuptimit dhe mirëbesimit të brendshëm”, thuhet në mesazhin e zëvendëskryeministrit shqiptar.
Meta ka theksuar se, “bashkëpunimi midis dy vendeve përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe ka shprehur vullnetin për zgjerimin dhe konkretizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në interes dy popujve tanë miq, të paqes e stabilitetit në rajon”.
Në fund të letrës, Ministri i Jashtëm, Meta vazhdon me tej se “Vetëm me vullnet politik pozitiv dhe bashkëpunim konkret praktik në të gjitha fushat bëjmë më të mirën për realizimin sa më shpejt të qëllimeve të përbashkëta për integrim në strukturat evropiane dhe për zhvillimin e qendrueshëm e demokratik të rajonit tonë”.