E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti turistët çekë, pranga 17-vjeçarit kuksian

Gazeta Shqip

Policia sekuestroi në banesën e adoleshentit sendet e grabitura

Dy javë pas grabitjes me dhunë të tre shtetasve çekë në Kukës, policia lokale ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Sipas policisë lokale, ai është 17-vjeçari me inicialet P.M, lindur dhe banues në Komunën Ujmisht, të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur më datën 02 maj të këtij viti, teksa tre shtetasit çekë flinin në automjetin e tyre.

P. M., vjeç 17, banues në Komunën Ujmisht Kukës, akuzohet se u ka vjedhur me dhunë, duke i kërcënuar me fjalë  e veprime, tre shtetasve çekë një sërë sendesh personale si: një videokamer, aparat fotografik, aparat GPS, si dhe një aparat telefonik celular, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë për operacionin e organizuar për kapjen e adoleshentit, i realizuar mbrëmjen vonë të së mërkurës. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në banesën e këtij shtetasi është bërë i mundur sekuestrimi i sendeve të vjedhura shtetasve çekë, të cilat u gjetën të fshehura në ambientet e brendshme të shtëpisë së tij, brenda aparatit televiziv. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kukës dhe ndaj adoleshentit rëndon akuza e kryerjes së veprës penale: vjedhje me dhunë.

17 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Grabiti turistët çekë, pranga 17-vjeçarit kuksian burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›