E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja me armë e argjendarisë në Kamzë, arrestohet një nga autorët

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Policia e Kamzës arrestoi sot një nga autorët e vjedhjes me dhunë të një argjendarie në Kamzë, ngjarje e ndodhur më 16 maj.

Policia njoftoi sot se në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës bizhuteri në një argjendari në Kamzë kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit: E. H., 22 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Policia njoftoi se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›