E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja me maska në Pukë, pranga 3 autorëve

PUKË- Tre persona u arrestuan nga policia e Pukës, pasi ata akuzohen të kenë dhunuar një të afërmin e tyre, të cilit më pas i kanë grabitur, nën kërcënimin e armës, një shumë të konsiderueshme eurosh.
Sipas policisë lokale, ngjarja për të cilën akuzohen Mark Vasija, Alfred Vasija dhe Florin Vasija, respekivisht 28, 25 dhe 24 vjeç, të tre lindur në Kçirë të rrethit Pukë dhe banues në lagjen Kodërmarlekaj, në Lezhë ndodhi dje pasdite në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Korthpul, në komunën Luf-Qerret të rrethit Pukë.
Mësohet se Ilir Vasija, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Kçirë të komunës Qerret të rrethit Pukë u godit në kokë dhe në fytyrë, me pasoja jo serioze për jetën, nga tre të afërmit e tij, të cilët i kanë grabitur dhe një shumë prej 3100 euro që ai kishte me vete.
Autorët, sipas policisë u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, me një automjet tip veture BMV, me targë X 933 GHL, duke udhëtuar në drejtim të Laçit Vau-Dejes, Shkodër.
Policia, e njoftuar për këtë ngjarje, ka ngritur pika kontrolli, duke i ndaluar tre të akuzuarit në Kryebushat të rrethit Shkodrës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›