E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grabitja në Elbasan, Nuredin Dumani: Qëllova me armë viktimën në gjoks dhe në kupën e gjurit. I mora 17 deri 20 milionë lekë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme të dosjes ‘Plumbi i Artë’ mbi një grabitje të kryer në Elbasan.

Dumani ka rrëfyer se ka qëlluar me armë drejt viktimës, duke e goditur fillimisht në gjoks.

Pas kryerjes së grabitjes, grupi është larguar me një Opel të bardhë, duke kaluar mes për mes qytetit. Më pas, janë ndalur pranë një kapanoni, ku kanë hapur paratë dhe Dumani ka lënë armën.

“Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm sapo falej Namazi, se ishte Ramazani, pashë njerëz që shkonin në xhami, pranë Kalasë. Për fat të keq të tyre, gjithë kambistët dalin në të njëjtën orë.

Pasi morëm çantat e kambistit, vazhduam rrugën nëpër qytet, është një rrugë aty, pranë një kapanoni, e kishte në disponim, Ardian Cullaku, nuk e di a ishte pronari. Lamë lekët aty, i numeruam. Grabitjen e kryem me një mjet, Opel. Dorian Shkoza e gjeti makinën, e përdorëm, pastaj e çuam prapë në Durrës, e goditëm pastaj të dukej sikur e kishin përplasur. I vumë xhama të zinj mbrapa shtëpisë së Talo Çelës. 

Shkova pranë kambistit, i thashë ulu në tokë. Ai jo vetëm që nuk u ul, po më tha, gjuaj. Pastaj e qëllova një herë ose dy në gjoks. Pastaj një herë tjetër në kupën e gjurit. Pastaj ikëm në Durrës.

Unë mora diku mes 17 deri 20 milionë lekë. Mi solli lekët Talo Çela dhe Bujar Çela. Gentian Sharra, Talo Çela dhe Dorian Shkoza dhe Ardian Çollaku kemi marrë të njëjtën shumë. Të tjerët më pak”, dëshmon Nuredin Dumani.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›