Grabitja, policia në kërkim të bashkëpunëtorit
Nga Gerti Xhaja
Hetimet kanë për qëllim gjetjen e grabitësit të dytë, i cili ishte larguar nga kompleksi "Llanaj" duke hedhur armën e tipit pistoletë.Të afërmit e grabitësit të vrarë, përjashtojnë hakmarrjen.
TIRANE Policia merr në pyetje personelin dhe klientët e lokalit të lojërave elektronike, pranë kompleksit "Llanaj", ku kishte qëndruar dhe kishte studiuar planin e vjedhjes grabitësi i vrarë Petrit Pjetri. Burime pranë grupit të hetimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë se Petrit Pjetri kishte qëndruar deri në orët e vona të së premtes në lokal, nga ku mund të vështronte veprimet brenda kompleksit "Llanaj". Hetimet kanë për qëllim gjetjen e grabitësit të dytë, i cili është larguar nga kompleksi "Llanaj" duke hedhur armën e tipit pistoletë. Me të njëjtën armë, pronari Feim Llanaj pretendon të ketë vrarë grabitësin Pjetri, i cili i është sulur me levë në katin e dytë të kompleksit ku ndodhej dyqani dhe një permanent. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate, rreth orës 00:30 duke gdhirë dita e shtunë. Ndërkohë, familja e grabitësit të vrarë nuk do të marrin hak. Kështu janë shprehur të afërmit e 28-vjeçarit Petrit Pjetri pasditen e djeshme, teksa i jepnin lamtumirën e fundit babait të dy fëmijëve. Për këtë vendim të familjes Pjetri duket se ka ndikuar përleshja me armë në fshatin Berish të Pukës, në 23 janar 2005. Në këtë ngjarje humbi jetën xhaxhai i Petritit, Gjovalin Pjetri. I moshuari u qëllua për vdekje nga grabitësit, të cilët në orët e vona të natës tentuan t'i vidhnin kalin. Dy grabitësit i kishin mbyllur derën e shtëpisë nga jashtë Gjovalinit dhe i kishin vjedhur atij kalin. Gjatë largimit me kafshën, Gjovalini kishte qëlluar me armë nga dritarja. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur grabitësi Nik Çuni. Grabitësi tjetër qëlloi për vdekje Gjovalinin. Policia arrestoi grabitësin e dytë, i cili është duke vuajtur dënimin në burg. Situata e solli që të shtunën, familja Pjetri të ishte në krahun tjetër, atë të grabitësit. Të dielën ata kanë përcjellë në heshtje për në banesën e fundit të afërmin e tyre. Sipas të afërmve, Petriti ka jetuar për një kohë të gjatë në Greqi si emigrant. Problemet me policinë helene e kishin sjellë atë në Shqipëri, ku siç duket nuk ka mundur të qëndrojë jashtë telasheve.
Në fakt, gjatë mbrëmjes së të premtes një defekt kishte sjellë rënien e automatit të energjisë elektrike për dy katet e para të kompleksit "Llanaj". Errësira e krijuar duket se ka "joshur" Petrit Pjetrin dhe grabitësin tjetër për të vjedhur në godinë. Kanë mundur të hyjnë në godinë, por nuk janë treguar të kujdesshëm. Zhurma që vinte nga katet e poshtme ka bërë që pronari Feim Llanaj të zbriste për të kontrolluar. Me armën në dorë, pronari i kompleksit ka hyrë në katin e dytë ku ka gjetur duke vjedhur Pjetrin, me të cilin është përleshur. Në përleshje e sipër ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)