E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakome, nis puna per fshatin turistik

Prej disa ditesh ne plazhin e njohur te Kakomese nisi puna per ndertimin e fshatit turistik, leja per ndertimin e te cilit eshte dhene ne vitin 2005.

Pas disa procesesh gjyqesore ceshtja e pronesise mbi token mori nje pergjigjje ligjore dhe Ministria e Brendshme mori persiper sigurimin e punetoreve te cilet shpesh jane sulmuar dhe goditur nga disa banore te fshatit Nivice.

Keta te fundit bllokuan disa here rrugen per te mos lejuar vijimin e punimeve. Para disa ditesh policia krijoi mundesine per vijimin e punimeve, por behet e ditur se eshte terhequr ne menyre te pashpjegueshme.

Te kontaktuar nga Top Channel burime nga Ministria e Brendshme bejne te ditur se ka patur nje njoftim te Gjykates se Apelit te Vlores, e cila kerkon te pritet vendimi i saj ne lidhje me ankesat e paraqitura.

Top Channel ka kontaktuar me drejtuesin e Gjykates se Apelit qe njofton se asnje kerkese e tille nuk eshte bere.

Nderkohe banoret e fshatit Nivice kane hedhur ne gjyq komunen e tyre per ta detyruar ate tu jape certifikatat e pronesise mbi token ne Kakome.

Gjykata e Apelit ne Gjirokaster ka vendosur te rrezoje vendimet e Gjykates se Sarandes per kete ceshtje. Pas shqyrtimit te gjithe dokumentacionit policia e shtetit vendosi te nderhyje dhe beri te mundur brenda pak minutash te hapte rrugen per te lejuar nisjen e punimeve.

Por pas terheqjes nje grup banoresh te Nivices, te nxitur nga kryekomunari Vladimir Kumi, kane nisur incidentet. Punetoret shqiptare dhe franceze qe nisen punimet per ndertimin e fshatit turistik tani jane te rrezikuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›