E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas alarmit në “News24”: Gjenden klandestinët

Gjendet grupi i klandëstinëve të humbur për të cilët u dha sinjali Sos i humbjes, pranë redaksisë së “NEWS24”. Gjetja e tyre është konfirmuar nga drejtor i Policisë kufitare të Korçës, Eduard Caka, i cili ka pohuar se klandestinët janë në gjendje të mirë. 

KAPSHTICE-Televizioni “NEWS24” dha alarmin për shpëtimin e 7 klandestinëve mes tyre 3 gra dhe 2 fëmijë, që ishin bllokuar në dëborë në kalimin e kufirit për në Greqi. “News24” i njoftuar nga familjarët e klandestinëve, të cilët i prisnin në Greqi, kanë vënë më alarm Policinë e dy shteteve. Personi i parë që mori në telefon ishte bashkëshortja e Përparim Calit nga Golem i Shkodrës, njëri prej klandestinëve.
Për të dhënë informacione që mund të ndihmonin në lokalizimin e vendit ku kishin humbur klandestinët “News24” kontaktoi edhe me vëllain e Përparim Calit
Policia Shqiptare ka komunikuar menjëherë me Policinë Greke, të cilët janë vënë në kërkim të klandestinëve që gjendeshin të bllokuar pa mundësi komunikimi në një terren të thyer malor. “News24” u ka servirur të gjithë informacionet e mundshme për vendin ku ishin bllokuar klandestinët duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë. Policia Greke, intesifikoi kërkimet duke i gjetur brenda 50 minutave mes maleve në tokën greke, grupin me 7 klandestinë shqiptare, 2 burra, 3 gra dhe 2 fëmijë, të cilët rrezikonin jetën nga i ftohti, të mbetur dëborë. Bashkë me ta janë gjetur edhe 10 klandestinë të tjerë të cilët ishin nisur paraditen e sotme për të kaluar ilegalisht kufirin pranë pikës doganore të Kapshticës. Lajmi i gjetjes është konfirmuar nga drejtori i policisë kufitare të Korçës Eduard Caka i cili falenderoi televizionin “NEWS24”, për ndihmën e dhënë në gjetjen dhe shpëtimin e grupit të klandestinëve.
Policia kufitare dhe antitrafiku ka nisur hetimet për të zbardhur mënyrën se si janë larguar klandestinët të gjithë nga zonat e Shkodrës. Ndërkohë pas kontakteve të redaksisë së “News24” me policinë e Shkodrës nga kjo e fundit ka konfirmuar se dy persona janë marrë në pyetje familjarë të disa prej tyre në Shkodër për të zbuluar ndoshta linjën e trafikut klandestin. Grupi i shqiptarëve që rrezikoi humbjen mes maleve të Greqisë nën temperatura të acarta pritet të kthehen brenda disa orësh në pikën kufitare të Kapshticës ku do të merren në pyetje nga pala shqiptare për të sqaruar plotësisht ngjarjen
(e.n - a.r/ News24/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›