E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje dhe pengmarrje 10 vjet burg per Romeo Leken

Kerkon meshire nga gjykata. Prokuroria e deklaroi nje seance me pare fajtor per disa akuza dhe kerkoi edhe denim shtese me gjobe 140 mije leke

I jepet fund shqyrtimit gjyqesor per gjyqin ndaj Romeo Lekes te riut te akuzuar per grabitje banke dhe pengmarrje per gati 45 minuta te nje studenteje nga Lushnja. Burg dhe gjobe ka qene verdikti perfundimtar i Gjykates se Krimeve te Renda per te pandehurin Romeo Leka i akuzuar per disa vepra penale e njejta mase denimi qe kerkoi nje seance me pare edhe prokurori Adnan Xholi. I pandehuri eshte gjykuar me disa seanca pas kerkeses per aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe per kete shkak denimi perfundimtar i ngelet vetem 10 vite burg ndersa si denim shtese edhe 140 mije leke gjobe. Para gjykates i pandehuri kerkoi meshire duke aluduar se edhe ai kishte meshiruar studenten qe mbajti peng. Madje ai ka shtuar se vertet i vuri pistoleten ne koke por nuk qelloi dhe e mbajti per dore as ndaj saj dhe as ndaj policise. Pasi degjoi fjalen e fundit te Romeo Lekes gjykata e denoi me 15 vite burg dhe me gjykim te shkurtuar perfundimisht me 10 vite burg. Nje seance me pare perfaqesuesi i akuzes kerkoi deklarimin fajtor per te pandehurin dhe denimin me 10 vjet e 8 muaj per Romeo Leken i cili mbajti peng per 45 minuta nje vajze 19-vjecare studente nga Lushnja. Sipas gjykates i pandehuri shpallet fajtor per akuzat e Rrembimit dhe mbajtjes peng Grabitjes se bankes grabitje me dhune dhe arme Heqjes se paligjshme te lirise si dhe Kanosjes. Gjate leximit te arsyetimit te vendimit kryegjyqtari i seances Simoni ka bere nje permbledhje te ngjarjeve per te cilat eshte nen akuze i pandehuri Romeo Leka provat qe u moren parasysh per dhenien e vendimit dhe masen e denimit perfundimtar me 10 vjet e tete muaj. Nuk ka qene e vetmja mase denimi pasi prokurori ka kerkuar edhe caktimin e nje denimi alternativ i cili eshte gjobitja e Lekes me 1 milion e 400 mije leke gjobe. Ne ngarkim te te pandehurit Romeo Leka rendojne akuzat e grabitjes me arme mbetur ne tentative ndaj filialit te Union Bank grabitje me arme mbetur ne tentative ndaj nje taksisti ne kryeqytet grabitje me arme ne filialin e bankes Reiffeisen tek hotel Rogner rrembimin dhe mbajtjen peng e personit duke i rrezikuar jeten vajzes 19-vjecare. Gjithashtu Leka akuzohet per mbajtje pa leje te armeve luftarake. I arrestuar per trafik droge ai eshte denuar nga gjykata e Nju Jorkut dhe eshte denuar duke kaluar 2 vjet ne burgje edhe pse ne nje moshe te vogel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›