E Shtunë, 31 Tetor 2026

Steinberg Rames PS te njohe sistemin Shqiperia demokraci

Zevendessekretari amerikan i Shtetit James Steinberg i kerkoi dje kreut te PS-se Edi Rama qe te respektoje shtetin e se drejtes te marre pjese ne zgjedhjet vendore

SHBA-te permes zevendessekretarit amerikan te Shtetit James Steinberg u kerkojne lidereve politike ne Shqiperi qe te respektojne shtetin e se drejtes dhe Kushtetuten. Steinberg ben thirrje qe te gjitha partite te marrin pjese ne zgjedhjet lokale duke u dhene mundesi shqiptareve qe te zgjedhin me daten 8 maj. Ne kete menyre zevendessekretari amerikan i Shtetit James Steinberg ben te qarte qendrimin zyrtar te Uashingtonit lidhur me zgjedhjet e 8 majit teksa fton lideret politik te ecnin perpara ne kete proces. Qendrimin e tij zyrtari i larte i Shteteve te Bashkuara te Amerikes e beri dje gjate nje konference per shtyp pas takimeve te zhvilluara me kreret me te larte te shtetit Kryeministrin Sali Berisha Presidentin Bamir Topi ministrin e jashtem Edmond Haxhinasto kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e PS-se Edi Rama. Ai theksoi me tej se nuk ka krahasime mes situates ne Shqiperi dhe asaj cfare po ndodh ne disa vende afrikane. Ne presim qe ju te zhvilloni zgjedhjet vendore ne maj dhe te rrisni procesin demokratik. E rendesishme eshte qe partite politike dhe lideret te punojne per ecjen perpara. Nuk ka krahasime te rendesishme mes Shqiperise dhe vendeve ne Azi. Ketu ju keni nje demokraci dhe duket qe kjo eshte nje demokraci ne progres. Ju keni nje Kushtetute demokratike dhe keni te percaktuar shtetin e se drejtes qe lejon berjen e ligjeve - deklaroi z. James Steinberg. Ai percolli me tej mesazhin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe palet politike ne Shqiperi te respektojne shtetin e se drejtes te marrin pjese ne zgjedhjet vendore te 8 majit dhe te dialogojne.

Ju e keni arritur demokracine dhe nuk eshte e nevojshme te perdoren mjete jokushtetuese per te arritur ate qe duhet. Per kete u bejme thirrje partive politike qe te mbeshteten ne mjete kushtetuese ne dispozicion per ti lejuar te degjohen pikepamjet qe shtrohen.
E rendesishme eshte qe ju te mbeshteteni tek keto institucione kushtetuese. Rruga se cdo te behet me tej duhet vendosur nga shqiptaret dhe duhet te udhehiqet nga parime kushtetuese sic eshte respekti per Kushtetuten dhe zgjedhje te hapura - u shpreh z. Steinberg. Duke iu referuar zhvillimeve me te fundit ne vend ngjarjes se dhunshme te 21 janarit si dhe qendrimit te opozites per zgjedhjet e 8 majit Steinberg tha se per te arritur ate cfare duhet per vendin nuk eshte e nevojshme te perdoren mjete antikushtetuese. Zyrtari i larte amerikan ndersa ftoi prokurorine per nje hetim te plote dhe te pavarur lidhur me zbardhjen e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit komentoi edhe qendrimin me te fundit te opozites ate te demonstratave ne emer te kauzes se tyre per zgjedhje te parakohshme ne vend. Edhe ketu prerazi ai hodhi poshte pretendimet e socialisteve sa u perket paralelizmave qe hiqen nga selia roze per situata te ngjashme ne Shqiperi me ate te Libise Egjiptit apo edhe Tunizise vende keto te perfshira nga protesta te dhunshme dhe te pergjakshme kohet e fundit. Rruga se cdo te behet duhet vendosur nga populli shqiptar dhe vete shqiptaret. Ndersa bejne kete rruge dhe marrin keto vendime ata duhet te udhehiqen nga disa parime demokratike si respekti i Kushtetutes dhe i shtetit te se drejtes. Ne duam zgjedhje te hapura dhe te drejta qe tu japin mundesine shqiptareve te zgjedhin opsionet me te mira per ta. Duhen biseda dhe diskutime te civilizuara duke dhene mendimet e tyre perkushtimin e tyre per te treguar sfiden e korrupsionit qe eshte dicka e rendesishme per te gjitha demokracite - deklaroi zyrtari i larte amerikan James Steinberg.
U kerkova te gjithe udheheqesve te njejten gje Respektin per shtetin e se drejtes dhe Kushtetuten respektin per institucionet e pavarura qe ekzistojne ne varesi te Kushtetutes respektin per procesin zgjedhor pjesemarrje ne proceset elektorale dhe nje debat te civilizuar. Keto jane disa gjera qe nuk kerkohen apo i duam ne por i gjithe populli shqiptar... Me e rendesishme eshte se cfare ata do te bejne ne ditet ne vijim sesa cfare me thane. Une vleresoj shpirtin pozitiv qe perdoren personat qe takova dhe shpresoj se do te ecim ne rrugen e duhur - theksoi ai.

Steinberg Berishes SHBA mbeshtet reformat e qeverise

Zevendessekretari amerikan i Shtetit James B. Steinberg e risiguroi dje kreun e qeverise shqiptare Sali Berisha se SHBA dhe qeveria amerikane do te vijojne te mbeshtesin Shqiperine ne ecjen e saj perpara. Kryeministri Berisha priti dje ne seline e Keshillit te Ministrave zevendessekretarin amerikan te Shtetit James B. Steinberg. Ne takim ishte i pranishem edhe zevendesndihmessekretari per Evropen dhe Azine Thomas Countryman dhe ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu. Z. Berisha e njohu z. Steinberg me zhvillimet e fundit ne vend dhe ndau me te te njejtin qendrim se respektimi i Kushtetutes i institucioneve demokratike dhe shtetit te se drejtes eshte dhe mbetet garanci themelore per mbarevajtjen e demokracise ne interesin me te mire te vendit dhe kombit shqiptar. Te dy bashkebiseduesit ishin te te njejtit mendim per rendesine themelore qe ka hetimi dhe gjykimi i plote i paanshem dhe gjitheperfshires nga institucionet e vendit per 21 janarin. Kryeministri theksoi se Shqiperia eshte nje shtet demokratik ku cdo problem mund te zgjidhet ne kuader te Kushtetutes dhe shtetit ligjor. Ne takim Kryeministri u shpreh se fokusi i qeverise eshte vijimi me axhenden e reformave te gjithanshme per zhvillimin e modernizimin e metejshem dhe per integrimin e vendit ne BE. Duke e falenderuar zevendessekretarin Steinberg per mbeshtetjen dhe ndihmen e cmuar qe SHBA po i ofrojne Shqiperise per te garantuar transparencen e zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011 Kryeministri Berisha risiguroi zoti Steinberg se qeveria eshte dhe mbetet teresisht e hapur dhe e gatshme per ti ofruar vezhguesve nderkombetare cdo te drejte dhe hapesire ligjore per te garantuar nje proces zgjedhor teresisht transparent dhe qe ploteson standardet me te larta nderkombetare per zgjedhje demokratike. Nga ana e tij Steinberg e risiguroi kreun e qeverise shqiptare se SHBA dhe qeveria amerikane do te vijojne te mbeshtesin Shqiperine ne ecjen e saj perpara.Duke nenvizuar rendesine e vijimit me reformat ne vend ne vecanti pergatitjen per zgjedhjet e 8 majit z. Steinberg vleresoi oferten e bere nga Kryeministri per forcimin e rolit te vezhguesve te huaj ne procesin zgjedhor. Ne fund te takimit Kryeministri Berisha i riperseriti zevendessekretarit te Shtetit Steinberg ftesen per nje vizite te Sekretares se Shtetit Hilary Clinton ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›